Real Madrid vijon të mbajë nën vëzhgim lojtarët më të mirë me prespektivë në futbollin europian.

Emisarët e klubit spanjoll kanë vënë në shënjestër dhe po monitorojnë situatën e Phil Foden, 20-vjeçarit të Manchester City-t i cili nuk është se po luan rregullisht.

Sipas shtypit anglez, lojtari mendon se meriton më shumë hapësirë në fushë çka ka rritur interesimin e Real Madrid dhe nëse situata deri në fund të sezonit nuk ndryshon, atëherë mund të hapen perspektiva të reja për mesfushorin.

Foden ka kontratë deri në 2024 me Citizens dhe vlen të paktën 60 milionë euro, shumë që Reali mund t’a paguajë verën e ardhshme.