Liverpooli do të jetë nikoqir i WBA-së për takimin që luhet në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 17:30 në Anfield Road.

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje është ftuar nga trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Shaqiri do të jetë në bankë rezervë me shpresën se do të luajë në pjesën e dytë.

Për këtë takim, Jurgen Klopp do të jetë pa Joe Gomez, Diogo Jota, Tsimiskas dhe Virgil van Dijk që janë të lënduar.

Në anën tjetër, WBA do të jetë pa lojtarët si, Bartley, Livermore dhe Toënsend.

Liverpooli: Alisson – Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson – Henderson, Ëijnaldum, Jones – Salah, Mané, Firmino.

ËBA: Johnstone, Furlong, O’Shea, Ajayi, Gibbs, Phillips, Saëyers, Gallagher, Diangana, Robinson, Grant. /Telegrafi/