Xherdan Shaqiri nuk po gjen qetësi te Liverpooli. Mungesat e mëdha në fushë, ku shumica po vijnë shkak i lëndimeve, ka bërë që trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq të hedh kritika të mëdha në adresë të Jurgen Kloppit.
“Si e di unë, Shaq ka lëndime në muskuj që i pësoi në ndeshjet ndërkombëtare që nuk i kishte ndjerë dhe më pas stërviti me ne”, kishte thënë me herët trajneri gjerman i LIverpoolit.
Ndaj kësaj ka reaguar Petkoviq i cili ka goditur këto pretendime dhe ka kritikuar Kloppin për trajtimin e Shaqirit në Liverpool.
“Ai nuk u lëndua me ne, ai u stërvit normalisht me ne kur u anulua loja në Ukrainë. Ato pretendime janë të pakuptueshme. Do ta kisha parë më të përshtatshme nëse klubi do të kishte raportuar te mjeku i kombëtares, në vend që të shpreheni publikisht”, ka thënë Petkoviq për Blick.