Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin për ish-bomberin e Juventusit, Vincenzo Iaquinta i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Ish-kampionit të Botës me Italinë në vitin 2006, iu gjetën dy pistoleta dhe qindra fishekë. Protagonist kryesor në çështjen e quajtur “Aemilia”, ishte babai i Iaquintës, me një të shkuar të errët në botën e krimit.

I ati i ish-sulmuesit u dënua me 19 vite, teksa Apeli uli dënimin në 12 vite.Sipas autoriteteve përkatëse, armët ishin regjistruar por kalimi në përdorim te i ati i lidhur me mafian inkriminonte edhe ish-futbollistin.

Operacion ishte një ndër më të mëdhenjtë për asgjesimin e mafias kalabreze të lidhur me eksponentët e Ndragetas./VAR KOSOVA/