Lajme jo të mira për futbollin e moshave U-20 dhe U-17. FIFA përmes një postim në faqen zyrtare ka bërë me dije se botërori për këto mosha është anulluar për shkak të pandemisë së Covid-19. Në postimin e saj FIFA ka bërë të ditur që Botërori i vitit 2021 në Indonezi dhe Peru do të anullohet do të shtyhet për vitin 2023.
“Fifa ka vendosur të anullojë edicionet 2021 të Kupës Botërore për moshat U20 dhe U17, që do të zhvilloheshin në Indonezi dhe Peru, në 2021. Botërori për këto mosha do të zhvillohet në vitin 2023”, lexohet në postimin e FIFA-s.