Në vitin 2014, Joseph Minala u akuzua se ishte dy herë më i vjetër se sa ishte e shkruar në dokumentet e tij, dhe ai beson se gënjeshtrat e tilla ia kanë ndryshuar karrierën.

Si 17-vjeçar, ai luajti për grupmoshat e reja të Lazios, derisa mediat pretendonin se ai ishte 42-vjeçar.

Minala është ende pjesë e Lazios, por që është i huazuar në Superligën e Kinës te QD Huanghai, derisa kontrata me romakët i skadon në verën e ardhshme.

Sipas tij, spekulimet e mediave ia kanë shkatërruar karrierën.

“Kisha mundësinë të luaja në Francë te PSG-ja por nuk ndodhi. Do të kisha karrierë tjetër sot. 

Ai e kishte një fillim të vështirë, derisa tregon një rast tejet interesant.

“Më thanë që njerëzit do të më prisnin në Itali për prova te Milani, por unë prita një orë e gjysmë dhe askush nuk erdhi. Dija vetëm dy fjalë italisht, isha i braktisur në stacion. Ishte një tmerr”, tha mes tjerash ai.