Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur rreth të ardhmes së Mesut Ozilit, transmeton VAR Kosova.

Mesut Ozil, i cili nuk ka luajtur për Arsenalin që nga fillimi i muajit mars, dhe është lënë jashtë listës së Arsenalit në Premier Ligë dhe Europa Ligë, është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet si agjent i lirë në muajin qershor.

I pyetur mbi mundësinë e rikthimit në skuadër të 32 vjeçarit gjerman, Arteta u shpreh se duhet pritur fundi i janarit për të vendosur hapat e ardhshëm.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar dhe do ta vlerësojmë situatën në fund”.

“Kontratat e lojtarëve duhet respektuar. Ne duhet të jemi të hapur me lojtarët, të tregojmë planet tona dhe rolin që kanë ata në skuadër” – u shpreh ai.

Kohëve të fundit, emri i Mesut Ozil, është lakur mbi një kalim tek klubi turk, Fenerbahce./VAR Kosova/