Southampton ia ka shkaktuar humbjen e dytë Liverpoolit këtë sezon. Një gol i shënuar në minutën e 2-të nga ish-sulmuesi i Liverpoolit, Danny Ings, ia dhurojë fitoren vendasve.
Ndonëse mysafirët sulmuan gjatë tërë kohës, nuk arritën që të shënojnë dhe barazojnë rezultatin.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri, hyri në lojë në minutën e 57-të, mirëpo nuk arriti që të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja.
Me këtë humbje, Liverpooli mbetet në pozitën e parë me 33 pikë, aq sa ka edhe përcjellësi Manchester United në pozitën e dytë.
Kundër Mancheserit, Liverpooli luan më 17 janar në ora 17:30./VAR Kosova/