Southamptoni mposhti Liverpoolin në ndeshjen e fundit të javës së 17-të në Premier League.
Vendasit fituan me rezultat minimal 1-0, me golin e Danny Ings që e shënoi në minutën e dytë të ndeshjes.
Por rezultati shumë lehtë mund të ishte 2-0.
Në fund të ndeshjes, portieri i mysafirëve Alisson, bëri një gafë të madhe pasi doli nga porta.
Megjithatë futbollistët vendas nuk arritën që të shfrytëzojnë këtë gabim prej fillestari të portierit brazilian./VAR Kosova/


























