Atalanta bën detyrë ndaj Cagliarit në Kupën e Italisë, triumfon 3-1 ndaj ishullorëve dhe kualifikohet në fazën çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Lazio – Parma.
Ekipi bergamask kaloi në epërsi në fundit e pjesës së parë me Miranchuk, por 10 minuta nga starti i pjesës së dytë ktheu baraspeshën në rezultat Sottil. Futbollistët e Atalantës, në radhët e të cilëve luajti titullar mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk e humbën qetësinë, përkundrazi, reaguan shumë shpejt duke shënuar dy gola të njëpasnjëshëm me autorë Muriel dhe Sutalo, duke mbyllur përfundimisht çështjen e kualifikimit.