Ylli anglez i Manchester United, Marcus Rashford, është vlerësuar si lojtari më i shtrenjtë në botë nga CIES Football Observatory.
Algoritimi që përdor CIES varet nga disa faktorë, si pozita e lojtarit, reputacioni, performancat, gjatësia e kontratës dhe disa faktorë të tjerë.
Rashford nënshkroi një kontratë 5 vjeçare në vitin 2019.
Algoritimi e vlerëson sulmuesin anglez me €165,6 millionë – 13,6 millionë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Erling Braut Haaland i Borussia Dortmundit.
Bruno Fernandes është mesfushori më i shtrenjtë në botë, me vlerë rreth €151,1 milionë euro.
Ndërkohë mbrojtësi dhe portieri më të shtrenjtë në botë vinë nga Manchester City, Ruben Dias me 127 milionë euro dhe Ederson me 80 milionë euro.