Andrea Conti, mbrojtësi italian i AC Milan, është duke konsideruar largimin nga skuadara e Stefano Piolit, transmeton VAR Kosova.

26 vjeçari erdhi nga Atalanta me një bujë të madhe, por për shkak të lëndimeve asnjëherë nuk mundi të etablohej si lojtar i formacionit të parë të “Djallit”.

Fiorentina është skuadara që është afër nënshkrimit me lojtarit, dhe momentalisht janë në negociata të avancuara.

Ai mund të transferohet këtë afat kalimtar në form huazimi, me obligim blerje në verë për 7 milionë euro./VAR Kosova/