Afati kalimtar i janarit duket se do të sjell ndryshime për sulmuesin kosovar të Bayern Munich, Leon Dajaku, transmeton VAR Kosova.
Sipas asaj çfarë raportojnë mediet gjermane, sulmuesi nga Skenderaj, nuk ishte në skuadër në takimin që Bayern Munich II e zhvilloi sot ndaj Meppen, pasi do të largohet nga klubi.
Dajaku pritet të kaloj tek klubi i Bundesligës gjermane, Union Berlin, në formë huazimi të thjeshtë deri në fund të këtij sezoni.
19 vjeçari erdhi nga Stuttgart për dy milionë euro, dhe ka kontratë me Bayern Munich, deri në vitin 2023./VAR Kosova/