Ish-futbollisti i skuadrës angleze Everton dhe kampionëve aktual të Spanjës, Real Madrid, Royston Drenthe, është rikthyer në Spanjë.
Por me shumë mundësi, nuk do të dëgjojmë shumë për të. Ai është transferuar te skuadra e divizionit të katër në Spanjë, Racing Murcia.
33-vjeçari kishte shkëlqyer një kohë në Bernabeu dhe Goodison Park, shkruan VAR Kosova.
Ai hoqi dorë nga futbollit në vitin 2016, pasi shëtiti në disa skuadra të tjera në Turqi dhe Abu Dhabi.
Pasi pauzoi dy vjet, ai tentoi të bëhej aktor. Drenthe mori një rol në dramën Mocor Maffia.
Po ashtu, bëri përpjekje të fillonte një karrierë muzikore me emrin Roya2Faces.
Sidoqoftë, ai u kthye në futboll në 2018 me Sparta Rotterdam në divizionin e dytë holandez dhe më pas vazhdoi të luante për Kozakken Boys në kategorinë e tretë të Holandës./VAR Kosova/