Paris SG ka njoftuar para pak çastesh, se mbrojtësi i tyre Colin Dagba ka rezultuar pozitiv pas testit për Covid-19. Të izoluar për të njejtin shkak te parizienët janë edhe shokët e skuadrës së tij, Rafinha dhe Thilo Kehrer.

Paris SG ka njoftuar të marten, se mbrojtësi i tij Kolin Dagba (22 vjeç) ishte konfirmuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye është vendosur në izolim.

Ai është futbollisti i tretë parizien që rezulton pozitiv, që nga rifillimi i stërvitjes më 3 janar, pas Rafinhas, pozitiv në kthimin e tij nga pushimet dhe Thilo Kehrerit, të vendosur në izolim që nga e shtuna.

Për këtë shkak mbrojtësi Colin Dagba do të humbasë sfidën për Superkupën e Francës, ku Paris SG do të përballet me Olimpik Marsejën, nesër në stadiumin “Bollaert-Delelis” të Lensit në orën 21:00.