Vetëm dy minuta i janë dashur Southamptonit që të kalojë në epërsi kundër kampionit të Anglisë, Liverpoolit.

Ishte pikërisht ish-sulmuesi i Livepoolit, Danny Ings, ai që kaloi vendasit në epërsi.

Pas gabimit të mbrojtjes së mysafirëve, Ings shënoi për mrekulli kundër ish-skuadrës së tij.

Ky është goli i 50-të i Ings në 124 paraqitje në Premier League.

Kjo ndeshje mbyll javën e 17-të në Premier League./VAR Kosova/