Tifozët e Chelseat kanë reaguar në rrjetet sociale ndaj gjyqtarit David Coote, i cili e bllokoi goditjen e Mason Mount në ndeshjen ndaj Lutonit në kuadër të Kupës FA.

Blutë u kualifikuan në raundin e pestë të kësaj gare falë het-trikut nga Tammy Abraham, por një moment i sfidës është përfolur shumë.

Mount krijoi hapësirë para zonës në përpjekje që të godasë drejt portës, mirëpo përpara tij ishte gjyqtari.

Coote e bllokoi gjuajtjen eventuale të futbollistit të Chelseat dhe për këtë ka marrë kritika të shumta.

Përdoruesit e Twitterit “e kanë ndëshkuar me karton të kuq” veprimin e gjyqtarit ndaj Mason Mount.