Leon Dajaku është larguar nga kampionët e Bundesligës, Bayern Munich.
Sipas të përditshmes gjermane “Kicker”, është arritur marrëveshje mes Bayern Munich dhe Union Berlin, për kalimin e Dajakut te klubi i kryeqytetit gjerman.
Zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë.
19 vjeçari kaloi në verën e vitit 2019 nga Stuttgart tek kampionët e Gjermanisë për dy milionë euro.
Ai ka dy paraqitje me skuadrën e parë të Hansi Flick, ndërkohë ka luajtur 42 ndeshje për Bayern Munich II, ku ka shënuar shtatë gola.
Dajaku besohet se është transferuar në formë huazimi, dhe në verë do të rikthehet në “Allianz Arena”.