Romelu Lukaku ia prishi disi festën e fitores 6-2 ndaj Krotones skuadrës së Interit. Bombëri belg pësoi një tërheqje në këmbën e djathtë, në sfidën e parë të vitit 2021, duke alarmuar drejtuesit zikaltër.

Ndërkohë së fundmi “Gazetta dello Sport” bën me dije se Lukaku do të humbasë sfidën e radhës ndaj Sampdorias në transfertë, teksa rrezikon edhe përballjen me Romën.

Mungesa e belgut pritet të lerë një boshllëk të madh në repartin ofensiv të Interit, teksa vendin e tij pritet ta zerë kiliani Aleksi Sançez, i cili nuk ka qenë i disponueshëm në sfidat e fundit për shkak të disa problemeve fizike.