Klubi italian, Napoli ka konfirmuar lëndimin e qendërmbrojtësit, Kostas Manolas.
Futbollisti grek u lëndua në start të ndeshjes ndaj Udineses.
Ishte klubi italian i cili e konfirmoi lëndimin e tij
“Kostas Manolas që u lëndua të dielën pas një çereku orë ndaj Udinese, iu nënshtrua testeve që treguan probleme në shkallën e parë të muskulit të djathtë”, shkruhej në komunikatë.
Nga kjo mundësi mund të përfitojë Amir Rrahmani, i cili bëri gabim të rëndë që i kushtoi me gol Napolit.