Jashtëzakonisht afër, por Cristiano Ronaldo është shpallur golashënuesi më i mirë i dekadës që lam pas, transmeton VAR Kosova.
35 vjeçari pati suksese të jashtëzakonshme me klubet e tij, Real Madridin dhe Juventusin, teksa së fundmi tejkaloi edhe rekordin e Peles për gola të shënuar në karrierë.
Ronaldo shënoi 550 gola në 10 vitet e fundit, që është një më shumë se Lionel Messi, rivali i përjetshëm që shënoi 549 gola.
Vendi i tretë mbahet nga lojtari më i mirë në botë aktualisht, Robert Lewandowski, i cili ka mbi 100 gola më pak se Messi dhe Ronaldo.
Në vendin e katërt dhe të pestë gjenden Zlatan Ibrahimovic dhe Luis Suarez.
Lista e plotë:
20. Harry Kane – 236 gola
19. Abderrazak Hamdallah – 237 gola
18. Nemanja Nikolic – 242 gola
17. Ali Ashfaq – 242 gola
16. Gonzalo Higuain – 242 gola
15. Ali Mabkhout – 250 gola
14. Omar Al Somah – 255 gola
13. Romelu Lukaku – 258 gola
12. Karim Benzema – 259 gola
11. Eran Zahavi – 264 gola
10. Sebastian Tagliabue – 265 gola
9. Pierre-Emerick Aubameyang – 278 gola
8. Sergio Aguero – 302 gola
7. Neymar – 327 gola
6. Edinson Cavani – 334 gola
5. Luis Suarez – 335 gola
4. Zlatan Ibrahimovic – 340 gola
3. Robert Lewandowski – 417 gola
2. Lionel Messi – 549 gola
1. Cristiano Ronaldo – 550 gola