Nuk mund të niste më mirë viti 2021 për mesfushorin gjerman Nadiem Amiri.

24-vjeçari i Bayer Leverkusen, shënoi një gol shumë të bukur në përballjen me Eintracht Frankfurt, ndeshje kjo që është duke u zhvilluar në kuadër të javës së 14-të në Bundesliga.

Amiri shënoi gol në minutën e 10-të, për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.

Ai goditi topin dhe thembër dhe e futi në mes të këmbëve të portierit kundërshtar.

Në minutën e 22-të, Amin Younes barazoi rezultatin.

Vendasit kaluan në epërsi me autgolin e Edmond Tapsoba./VAR Kosova/