Papu Gomez do të largohet nga Atalanta.
Sulmuesi argjentinas pas problemeve me trajnerin Gian Gasperini do të shitet nga ekipi italian.
Skuadra nga Bergamo ka nisur bisedimet me Sevillan.
Ekipi spanjoll thuhet se ka ofruar 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Gomezit.
32-vjeçari ka pranuar ofertën e ekipit spanjoll. Këtë sezon Gomez në 16 paraqitje ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.