Mesfushori i Marseille, Kevin Strootman, është shumë pranë rikthimit në Serie A. Sipas raportimit të gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, është klubi i Genoas ai që ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit holandez.
Ai do të kalojë si agjent i lirë, por do të jetë klubi italian ai që do të paguajë pagën e Strootman deri në fundin e sezonit. Zyrtarizimi i tij pritet nga momenti në moment. Ndërkohë, sulmuesi i Romës, Henrik Mkhitaryan, duket se do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian.
Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, armeni ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit dhe do të rinovojë kontratën dhe për një vit. Kontrata e tij aktuale përfundonte në qershor të këtoj viti dhe tashmë do të shtyhet për në 2022, çka do të thotë se ai nuk do të jetë një lojtar i lirë në merkaton e verës.