Roma ka fituar 3-1 ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së 20-të në Serie A.
Pas 20 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Ginaluca Mancinit që pranoi një asistim nga Lorenzo Pellegrini.
Dy minuta më vonë nga goli i parë, erdhi edhe i dyti që u realizua nga Henrikh Mkhitaryan, derisa ishte një shërbim mjaftë i bukur nga Borja Mayroal.
Mayoral dryshoi rolin nga asistues në golashënues, pasi shënoi për 3-0 në minutën e 29-të.
Pjesa e dytë ishte një ritëm më të ulët dhe u shënua vetëm një gol.
Ishte minuta e 62-të kur Ebrima Colley shënoi për 3-1, e që me kaq edhe u mbyll lista e golashënuesve.
Pas javës së 20-të, Roma është në vendin e tretë me 40 pikë, gjashtë më pak se lideri Milani.