Rrahmani ia ka bërë sefte në Serie A me Napolin. Roma e ka nisur me fitoren në vitin 2021.

Napoli e ka nisur me këmbë të mbarë vitin, ashtu si Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka bërë paraqitjen e parë me fanellën e Napolit në një ndeshje zyrtare.

Ai u inkuadrua në lojë kundër Cagliarit në minutën e 87-të, ndeshje të cilën e fitoi Napoli 4-1

Për Amirin ishte ndeshja e parë me Napolin, me shpresën se do të vijnë edhe shumë të tjera pas saj.