Amir Rrahmani është rikthyer në bankën e rezervistëve të Napolit për ndeshjen kundër Fiorentinës, në kuadër të Serie A. Bashkëatdhetari i tij Elseid Hysaj do të jetë titular në krahun e majtë të mbrojtjes, shkruan VAR Kosova.
Rrahmani xhiron e kaluar ishte titular ndaj Udineses, duke bërë një ndeshje jo të mirë, pasi gaboi rëndë te goli që Napoli e pësoi. Por, trajneri Gatusso e mbrojti atë duke e inkuadruar përsëri titular në kuadër të Kupës së Italisë.
Ndërsa, Hysaj përkundër problemeve me kontratë, ai po vazhdon të jetë titullar.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” me fillim të orës 12:30.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 18 të Serie A. /VAR Kosova/