Kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, bora dhe acari nuk i bëjnë shumë përshtypje, transmeton VAR Kosova.

Në një video të postuar në llogarinë personale në Instagram, spanjolli 34 vjeçar shihet tek del në stërvitje plotësisht i zhveshur në pjesën e siperme.

Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid është duke mbizotëruar një mot i lig, ku reshjet e borës kanë kapluar edhe qendrën stërvitore të kampionëve të La Ligas, e cila gjendet në periferi të Madridit, Valdebebas.

Ramos e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “E dua veren”, teksa ekspozoi muskujt e tij.

Kujtojmë që Ramos dhe Real Madrid kthehen në aksion në La Liga, këtë të shtunë me takimin ndaj Osasunës./VAR Kosova