Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka më pak se gjashtë muaj kontratë me klubin madrilen, raporton VAR Kosova.
Ramos, është njëri nga tre lojtarët, së bashku me Luka Modric dhe Lucas Vazques, në vitin e fundit të kontratave të tyre, ku janë të lirë që gjatë këtij muaji të negociojnë me klube të tjera.
Përderisa Luka Modric ka pranuar kushtet e ofruar nga Reali, duke vazhduar edhe për një vit qëndrimin në kryeqytet të Spanjës, Sergio Ramos ende nuk është i bindur nga ofertat e Realit.
Sipas të përditshmes spanjolle “Pedrerol”, Sergio Ramos pati një takimin me presidentin Florentino Perez, ku e njofti se nuk është i bindur nga oferta e fundit e Realit, e cila është 10% më e vogël sesa 15 milionë euro që ai aktualisht fiton.
“Dikush nga Parisi më ka njoftuar se ata planifikojnë të bëjnë një ekip me mua dhe Lionel Messin” – raportohet të i ketë thënë Ramos, Florentino Perezit.
Përgjegjia e Perezit ishte se në qoftë se lojtari ka oferta të rëndësishme, atëherë Real Madridi do të kuptojë.