Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi është në kërkim të ndonjë skuadre të re, pasi nuk është në planet e Mikel Artetës dhe pritet të largohet nga “Emirates”.
Së fundmi, për mbrojtësin shqiptar ka shprehur interesim skuadra italiane, Genoa.
Por, në bazë të asaj që raporton “Calciomercato”, thuhet se 28-vjeçari ka refuzuar një kalim te italianët.
Për Shkodran Mustafin ka shprehur interesim edhe gjigandi spanjoll, Barcelona.
Ndryshe, Mustafi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat si Sampdoria e Valencia.