Kylian Mbappe është ndër futbollistët më të mirë në botë. Sulmuesi francez i PSG për shumë fëmijë në botë është idhull i tyre. Në ndeshjen e fundit të PSG në kampionatin francez, Mbappe ia plotësoi ëndrrën një djaloshi të ri që ishte prezent në stadium, shkruan VAR Kosova.
Mbappe sa ishte duke bërë përgatitjet para ndeshjes, e takoi atë duke bashkëbiseduar për disa minuta. Gjatë asaj kohe, djaloshi nuk përmbahet nga lotët për shkak se ka takuar idhullin e tij.
Ylli francez pas ndeshjes ia dhuroi fanellën dhe zhvilloi një bisedë më të. Ai bëri disa fotografi, të cilët më vonë i postuan në rrjetin social Instagram.
Madje, Mbappe ia ktheu edhe mesazhet duke i shkruar: “Tung, unë jam Kylian Mbappe”.
Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale, duke e lavdëruar yllin e PSG për mirësjelljen e tij ndaj një djaloshi të ri, që ëndërron të bëhet si Mbappe.
Është e kuptueshme kjo sjellje e Mbappes, pasi disa vite më parë ishte në këtë rol kur kishte takuar idhullin e tij, Cristiano Ronaldon.