Roma gjatë këtyre ditëve po punon intensivisht për arritjen e një marrëveshje me Henrikh Mkhitaran. Armeni erdhi këtë verë te italianët dhe është ambientuar shumë mirë, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Marash Kumbullës.
Nga Italia raportohet se palët kanë gjetur marrëveshjen për të rinovuar. Me kontratën e re Mkhitaran do të qëndrojë te Roma edhe në sezonin e ardhshëm, pra deri në verën e vitit 2022.
Një lëvizje e beftë e Romës, e cila u mundua të operojë shpejt për shkak se në drejtim të armenit kishte disa oferta dhe nuk mund të përjashtohej tundimi nga ndonjëra prej tyre. Mkhitaryan mund të negociojë lirshëm me klubin e tij të ri sepse ka hyrë në 6 muajt e fundit të kontratës.