Klubi i Interit duket se përsëri do të këtë pronarë të rinj, raporton VAR Kosova.

Sipas asaj çfarë raportojnë mediat italiane, konkretisht “Corriere dello Sport”, Interi është në “merkato” për pronarë të rinj.

Humbjet financiare kanë bërë që pronarët aktual, të menonjë largimin nga klubi, sidomos pas një viti të trazuar me pandeminë e Covid 19.

Ata kanë investuar 700 milionë euro deri më tani, por kompania “Suning” ka pësuar humbje të mëdha.

Njeriu i parë i klubit, Steven Zhang i ka thënë trajnerit Antonio Conte të harrojë transferime spektakolare në dimër.

Në rast se Zhang nuk e stabilizon klubin në aspektin financiar në dy-tre muajt e ardhshëm, atëherë ai do ta shesë.