Skuadrat angleze Tottenham Hotspur dhe West Ham United, kanë dënuar veprimet e futbollistëve të tyre, që thyen rregullat kundër koronavirusit.

Treshja e Tottenhamit, Giovani Lo Celso, Erik Lamela dhe Sergio Reguilon, bashkë me ta edhe ylli i West Hamit, Manuel Lanzini, kanë thyer rregullat anti-Covid-19 të qeverisë britanike.

Ata për Krishtilindje janë grumbulluar dhe kanë festuar së bashku.

Në një fotografi të postuar në rrjetin social Instagram, shihen futbollistët e grumbulluar në një shtëpi me 11 njerëz të rritur, dy fëmijë dhe një foshnje.

Grumbullimin e tyre dhe festën, e kanë dënuar të dyja klubet e Premier Leagues./VAR Kosova/