Përmes një postimi në Instagram, ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka kërkuar që të ndihmohet kuzhinieri Enver Xhokli, që mbeti i lënduar rëndë nga shpërthimi i një bombole gazi në një restorant në Ferizaj.
Kosovari i skuadrës zvicerane Baselit, ka kërkuar nga ndjekësit e tij në Instagram që të ndihmohet me të holla familja e Xhoklit.
Madje, ai ka shpërndarë dhe detajet e xhirollogarisë, derisa ka shkruar:
“Zot mëshiroj ata dhe mbroji. T’i ndihmojmë të gjithë së bashku, linkun e kemi këtu”, ka shkruar Zhegrova.