Suedia mund të ketë sërish pjesë të saj ish-kapitenin Zlatan Ibrahimoviç.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se sulmuesi veteran është pajtuar me teknikun Jane Anderson pas debateve të ashpra që patën vitin e fundit në adresë të njëri-tjetrit, ku Ibra kundërshtoi lënien në stol të lojtarit të Juventusit, Dejan Kulusevski në një takim të Suedisë.
Anderson dhe Ibra u takuan në muajin nëntor, duke pranuar se 39-vjeçari nuk e ka akuzuar për racizëm.
Ibra e ka shprehur dëshirën për të luajtur sërish me Suedinë 4 vite pasi u tërhoq nga ekipi kombëtar verdheblu.
Në këtë mënyrë, ekzistojnë të gjitha mundësitë që Ibrahimoviç të luajë në kampionatin europian që do të mbahet këtë vit.