Jovic, 21 vjeçar, kaloi në “Santiago Bernabeu” me shumë bujë, në vitin 2019 për 61 milionë euro.

Vetëm dy gola në dy vjet bën që ai të largohet nga kampi madrilien në drejtim të Eintracht Frankfurtit, klub me të cilin shpërtheu në skenën evropiane.

“Ich bin zurück” (unë jam rikthyer), shkroi ai në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter.

Lojtari ka kaluar në formë huazimi deri në fund të sezonit.