Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, që nga pensionimi është bërë fytyrë javore në ekranet televizive, me rolin e tij si analist i futbollit. Carragher është analist dhe komentator në Sky Sports, por kësaj radhe ai ishte “CBS Sports” i ftuar për të analizuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve që u zhvilluan të martën (dje) mbrëma.

I ftuar në studio në rolin e analistit ishte edhe ish reprezentuesi i Anglisë dhe Manchester Cityt, Micah Richards.

Richards gjatë komentit për golin e Giroudit bëri një krahasim të çuditshëm, duke e krahasuar atë me legjendën Thiery Henry.

Në atë moment, Carragher reagon duke i thënë “si ti dhe Vicent Kompany” duke bërë që të pranishmit të buzëqeshin me komentin e ish futbollistit të Liverpoolit.

Madje, edhe vetë Richards e mori me sportivitet duke mos i reaguar Carragherit edhe pse komenti i tij ishte për ta nënçmuar atë.

Richards gjatë karrierës së tij me City zhvilloi 242 ndeshje duke e fituar një titull të Premier Ligës, në sezonin 2011/12 nën drejtimin e trajnerit italian Roberto Mancini.

Më pas kaloi te Fiorentina dhe Aston Villa, por problemet e shumta me lëndime ia pa mundësuan vazhdimin e karrierës duke u pensionuar nga futbolli aktiv.