Barcelona nën drejtimin e ish presidentit, Josep Bartomeu ka bërë disa lëvizje të gabuara në merkato, transmeton VAR Kosova.
Blerja e Phlippe Coutinhos për 140 milionë euro nga Liverpooli, Griezmann për 126 milionë nga Atletico Madrid dhe Ousmane Dembele për 160 milionë euro nga Borussia Dortmundit janë vetëm disa nga blerjet me shumë nam, që dështuan të kenë sukses për ekipin blaugrana.
Por asnjë nga këto blerje nuk i afrohet dështimit të janarit të vitit 2020, ku Barça preferoi Kevin Prince Boateng, në vend të talentit norvegjez, Erling Braut Haaland, i cili pastaj u transferua në Dortmund.
Teksa Boateng nuk shënoi asnjë gol me Barçën dhe tashmë luan në Serie B të Italisë, Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, ku ka shënuar 18 gola në vetëm 13 paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Padyshim që ky është njëri nga veprimet më të gabuar në historinë e futbollit modern./VAR Kosova/