Heerenveeni ka barazuar në shtëpi me Groningenin në kuadër të javës së 23-të kampionale.

Dy skuadrat e elitës së futbollit holandez luajtën 1:1 pas 90 minutave duke u pajtuar me nga një pikë.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dreseviq ka luajtur nga minuta e parë deri në të fundit për Heerenveenin.

Mbrojtësi “dardan” tash e një kohë e ka fituar besimin e trajnerit të skuadrës dhe aktivizohet rregullisht për holandezët.

Heerenveeni i Dresiviqit zë vendin e dhjetë me 30 pikë gjithsej.