Evertoni dhe Tottenham Hotspur luajtën një ndeshje epike në kuadër të Kupës FA, ku Toffes triumfuan me shifrat 5-4 pas vazhdimeve, transmeton VAR Kosova.

Ndonëse pati shumë drama, në momentin kur erdhi goli i 9-të i takimit dhe goli i fitores për Evertonin, Carlo Ancelotti nuk festoi por vetëm i fryu kafës së tij.

Golin në minutë e 97-të nga Bernardo doli të jetë goli i fundit i takimit, me Evertonin që kualifikohet në çerekfinale të Kupës FA.

Njëri nga komentuesit u shpreh se arsyeja pse Ancelotti nuk festoi, ishte sepse ai ka përjetuar golin e Sergio Ramos në minutën e fundit të Ligës së Kampionëve, prandaj kjo ndeshje nuk i bën shumë përshtypje.