Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldo janë ndër futbollistët më të mirë në histori të Premier Ligës Angleze dhe Manchester United, shkruan VAR Kosova.

Historia e tyre nuk filloi si bashkëlojtarë por si kundërshtarë.

Në vitin e largët 2003, Manchester United transferoi Cristiano Ronaldon nga Sporting Lisboa. Në atë vit, Ronaldo kishte probleme me adaptimin në futbollin anglez, me të cilin e mësoi Ëayne Rooney me një ndërhyrje tejet të ashpër.

Rooney në atë botë ishte pjesë e Evertonit, klub në të cilin filloi karrierën.

Pas sezonit 2003/04, trajneri legjendar Sir Alex Ferguson transferoi edhe Rooney, për të krijuar një dyshe të frikshme e cila dominoi për vite me radhë futbollin anglez.

Ronaldo qëndroi gjashtë sezone duke shënuar 118 gola në 292 paraqitje. Në vitin 2008 fitoi “Topin e Artë”.

Ndërsa, Rooney qëndroi 13 sezone duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Djajve të Kuq me 253 gola në 559 ndeshje. /VAR Kosova/