Legjenda e Manchester United dhe Kombëtares Irlandez të futbollit, Roy Kane, ka hapur zyrtarisht një llogari në rrjetin social Instagram, transmeton VAR Kosova.

Ish lojtari, i njohur për dashurinë e madhe për kafshë dhe jo aq të madhe për njerëzit ka postuar fotografinë e parë me qenin e tij.

Deri tani, faqja e tij është ndjekur nga mijëra fansa ndërkohë Roy Kane në stilin e tij nuk ka ndjekur askënd.

Disa fansa janë shprehur se ky hap është më befasues sesa ndërhyrja e tij horror në Alfie Haaland, babain e Erling Haalandit, të cilit ja shkurtoi karrierën.