Me 19 shkurt, 2006, saktësisht 15 vite më parë, Vangili bëri një ndërhyrje të ashpër në Franceco Tottin, duke i dëmtuar rëndë kyçin e këmbës, transmeton VAR Kosova.
“Vangili më goditi nga mbrapa në mes të fushës, dhe unë rash në tokë. Për herë të parë në jetën time e kuptova fjalën panikë” – kujton Franceso Totti.
Totti dërgohej me urgjencë në spitalin Villa Stuar, ku futet menjëherë në operacion pasi që dëmtimi i kyçit ishte jashtëzakonisht i rëndë.
Operacioni zgjati tri orë, dhe në fund iu vendosën 8 copa të metalit të cilat do ta mbanin këmbën e tij.
Mendimi i parë ishte Kampionati Botëror, që at vit mbahej në Gjermani në vetëm katër muaj kohë.
Ishte trajneri i Italisë atëbotë, Marcelo Lippi, me të cilin Totti kaloi vetëm tre muaj, por që thotë se ka mësuar sa 30 vite, ai i cili siguroi Tottin për pjesmarrje në turne.
“Francesko, erdha të them se do të vish me ne në Kampionat Botëror, pa asnjë arsyetim. Ne duam të fitojmë dhe për këtë na duhesh ti, qoftë edhe në 30% të formës tëndë” – kishte thënë Lippi.
Totti tejkaloi të gjitha pritjet, duke u rikthyer në fushë për herë të parë me 11 maj, në finale të Kupës së Italisë, takim të cilin e fitoi Interi.
Por, bota e mban mend at verë, ku Totti u shpall kampion i Botës me Italinë, duke hyrë në panteonin e të përjetshëmve të futbollit.