Lionel Messi duket se do të kaloj në PSG në fund të këtij sezoni pas rinovimit të Neymar me klubin nga kryeqyteti i Francës, transmeton Var Kosova.
Leo Messi ka dal me fanellë të PSG në ballinën e revistës franceze “France Football”, në mes të spekulimeve për kalim tek ekipi i Mauricio Pochettinos.
Kontrata e 33 vjeçarit do të skadoj në fund të sezonit me Barcelonën, ekip ky me të cilin ka luajtur gjatë gjithë jetës së tij.
PSG shihet si favoriti kryesor për nënshkrimin me të, por pretendent serioz është edhe Manchester City me liderët e Premier Ligës që udhëheqen nga Pep Guardiola, ish trajneri i Barcelonës./VAR Kosova/