Pasi që sot mbyllet afati kalimtar i transferimeve, Liverpooli është duke kërkuar që të përforcohet.

Kampioni në fuqi anglez është në bisedime me Schalken për qendërmbrojtësin, Ozan Kubak, sipas gazetarit gjerman të sportit, Max Bielefeld.

Megjithatë, klubi gjerman thuhet se do lejojë largimin e 20 vjeçarit, vetëm nëse gjejnë sot ndonjë zëvendësues për të. Kurse, Liverpooli po kërkon me ngulm transferimin e tij, duke marrë parasysh edhe mungesat e mëdha në mbrojtje shkaku i lëndimeve.

Ndryshe, Ozan Kubak ka kontratë të vlefshme me Schalke 04 deri më 30 qershor të vitit 2024. Qendërmbrojtësi turk vlerësohet me 25 milionë euro dhe gjithashtu shihet si një lojtar me potencial të madh.