Mesfushori i Evertonit, Allan Marques, ka lënë birin e tij 9 vjeçar që vuan nga Alopecia të ja rruaj flokët në një gjest të mrekullueshëm, transmeton VAR Kosova.

I biri i mesfushorit brazilian, Migueli është njëri nga tre fëmijët e Allan, i cili u diagnostikua me sëmundje autoimune kur ishte vetëm katër vjeçar, ku pastaj humbi flokët në një moshë shumë të re.

Miguel gëzon shëndet të mirë dhe nuk është në ndonjë tretman, Allan vendosi të bëjë një gjest për të.

Ish ylli i Napolit postoi një fotografi të Miguel me gërshër pastaj prezantoi punën që djali i tij 9 vjeçar kishte bërë.