Liverpooli mposhti në udhëtim RB Leipzig, në kuadër të raundit të parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, transmeton VAR Kosova.
Takimi u luajt në Budapest të Hungarisë për shkak të masave anti Covid 19 në Gjermani, ku ndalohej udhëtimi nga Britania e Madhe.
Skuadra e Jurgen Kloppit, arriti të këndellej nga forma e dobët në Premier Ligë, duke shënuar një fitore të madhe ndaj gjermanëve të udhëhequr nga Julian Nagelsman.
Një moment interesant erdhi tek goli i parë, të cilin e shënoi egjiptiani Mo Salah, ku ende pa goditur, mesfushori i RB Leizpig, Marcel Sabitzer kapi kokën në dëshprim, duke parandjerë se do të ishte gol.
Pamje: