Sulmuesi francez, Anthony Martial mori fyerje të vrazhda raciste në rrjetet sociale pas barazimit 1:1 të Manchester Unitedit kundër West Bromit.
Francezi luajti 66 minuta, por pas ndeshjes ai iu nënshtrua një numri mesazhesh të tmerrshme raciste.
Fotot e tij ishin me spam me mesazhe dhe simbole raciste. Kjo ishte hera e dytë në kohët e fundit që Martial duhet të merrej me abuzim kaq të tmerrshëm të fyerjeve raciste.
Shoku i tij i skuadrës Marcus Rashford, së bashku me Alex Jankiewicz të Southamptonit dhe Yan Dhana të Swanseas gjithashtu janë fyer në baza raciste.
“Instagram”, i cili është në pronësi të “Facebook”, tha se ata do të vendosnin sanksione më të ashpra ndaj komenteve të neveritshme të kësaj natyre.