Që Paris Saint-Germain ëndërron Lionel Messin, tani nuk është një mister.

Sfida e parë e raundit të 1/8-ave të Champions League, që do të zhvillohet të martën në mbrëmje mes Barcelonës dhe parizienëve, mund të jetë mundësia e duhur për të filluar kontaktet për atë që mund të konsiderohet marrëveshja e shekullit.

Siç dihet, në fakt, kontrata e “Pleshtit” skadon qershorin e ardhshëm dhe Messi duket se është i destinuar t’i thotë lamtumirë Barçës në një transferim falas. Problemi, sidoqoftë, është se tifozët në Katalunjë nuk pajtohen me lamtumirën e idhullit të tyre dhe ia kanë bërë të qartë Nasser Al-Khelaifit.

Presidenti i PSG-së, në momentin e mbërritjes në Barcelonë, u prit nga thirrjet dhe ofendimet të furishme të tifozëve “blaugrana”, të cilët e konsiderojnë numrin një të francezëve marionetën më të shëmtuar të të gjithë historisë.

“Hajdut”, “Bir kurve!” Kështu iu hakërryen mbështetësit e flaktë të Barcelonës Al-Khelaifit, siç dokumentohet nga një video e “El Chiringuitos”.

Al-Khelaifi nuk u interesua për ta, madje as iu përgjigj gazetarëve që e pyetën për Messin. Gjithsesi, në prag të kësaj përballjeje të madhe në Champions, klima në qytetin e Barcelonës është shumë e nxehtë. /SS